Ishte ”heroi”i Atalantas, ja si duket fytyra e sulmuesit malazez pas shqelmit që mori në fund të ndeshjes
Nikola Krstović ishte heroi i Atalantas mbrëmë në ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit në Champions League.
Sulmuesi malazez fitoi një penallti në fundin e takimit, pasi u godit me një shkelm në ballin e tij, e pastaj Samardzic shënoi nga pika e bardh, gol ky që e kualifikoi Atalantan në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline.
Krstovic, pësoi goditje nga Ramy Bensebaini dhe pagoi çmimin e këtij suksesi të Atalantas.
Ai sot ka postuar një fotografi, duke treguar gjendjen në fytyrën e tij.
“Është vetëm një gërvishtje”, shkroi Krastovic./IndeksOnline/


