09:54 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ishte i dehur, një i ri shqiptar godet doktorin

Godet mjekun e spitalit e Peqinit, vihet nën pranga nga policia një 32-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë – Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë së Peqinit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.