Ishte i dënuar me 3 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Han të Elezit

Sot rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z.B., i moshës 40-vjeç, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vite.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.