Ishte i dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burgim, arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë

Mbrëmë nga njësitë e stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, transmeton IndeksOnline.
Ndaj personit të dyshuar: A.A., mashkull, 44-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (katër vite e dhjetë muaj burgim) për veprën detyrim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të denimit./IndeksOnline/