Ishte i kërkuara nga Milani, Florian Thauvin vendos që të luajë në Meksikë

Futbollisti francez, Florian Thauvin është transferuar tek Tigres U.N.A.L.
Tani është edhe zyrtare, Florian Thauvin do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin francez, Andre-Pierre Gignac, Tigres nga qyteti Monterrey në Meksikë.
Thauvin ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me meksikanët dhe do të bashkohet pas përfundimit të sezonit.
Francezi ishte i kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane, nga të cilat më e interesuara ishte skuadra e Milanit, por ai vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Meksike.