“Ishte idhulli im”, Zllatan Ibrahimoviq për Del Pieron: Dhe papritmas isha me të në të njëjtin ekip…!
Legjenda suedeze e futbollit, Zllatan Ibrahimoviq, ka ndarë një moment të veçantë nga fillimet e tij në futbollin italian, duke shprehur respekt dhe admirim për Alessandro Del Piero.
Ibrahimoviq tregoi se kur erdhi për herë të parë në Itali, Del Piero ishte një nga idhujt e tij më të mëdhenj në futboll, shkruan Indeksonline
“Ky ishte idhulli im kur erdha këtu, dhe papritur u gjenda në të njëjtën dhomë zhveshjeje me të”, u shpreh Ibrahimoviq, duke kujtuar emocionin e atyre momenteve.
“This was my idol when I came, and then suddenly I was in the locker room with him.”
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 8, 2026
Zlatan Ibrahimović showing love to Alessandro Del Piero ♥️
Don’t miss our pre-match coverage of the Derby della Madonnina from the iconic San Siro, live NOW on @paramountplus 📺 pic.twitter.com/rqcZYDbQtE
Deklarata e tij ka rikthyer në vëmendje respektin e madh që shumë futbollistë të brezave të ndryshëm kanë pasur për ikonën e Juventusit dhe futbollit italian, Alessandro Del Piero, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit torinez dhe të futbollit evropian.
Ibrahimoviq ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë, duke luajtur për disa nga klubet më të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Milan, ndërsa Del Piero mbetet një simbol i përjetshëm i Juventusit dhe një figurë shumë e respektuar në botën e futbollit./Indeksonline/

