75 Mall Live Search
09:16 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / G T

Ishte kandidat për postin e Kosovës, trajneri gjerman merr drejtimin e klubit nga Championship-i

“Trajneri i ri i Kosovës do të jetë gjerman”, kështu ishte deklarata e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Dhe për shkak të kësaj deklarate, shumë emra u shfaqen si të mundshëm për ta marrë stolin e “Dardanëve”, shkruan Indeksonline

Andre Breitenreiter, ishte një prej atyre emrave që u shfaqen në mediat tona. Megjithatë, Breitenreiter është bërë me skuadër të re dhe tashmë ai largohet nga lista e ngushtë.

50-vjeçari mbrëmë u emërua trajner i skuadrës nga Championshipi i Anglisë, Huddersfield Town.

Kujtojmë që tashmë kanë mbetur vetëm dy emra si opsion për stolin e Kombëtares së Kosovës, Bruno Labbadia dhe Franco Foda./Indeksonline/