75 Mall Live Search
11:04 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / MSH

“Ishte keqkuptim”/ Nelly flet për “beef”-in’ e tij me Eminemin

Reperi i njohur, Nelly, si rrallë herë, është deklaruar rreth mosmarrëveshjeve qe ka pasur me Eminemin.

Në një podcast amerikan, reperi 50-vjeçar u shpreh se e gjitha lindi nga një keqinterpretim që vetë Nelly i bëri një kënge të Eminemit.

“Kam keqinterpretuar diçka kur isha shumë, shumë i ri dhe dua t’i kërkoj falje Eminemit. Ishte një kohë, kur isha i ri, të gjithë flisnin për mua dhe unë e keqinterpretova atë që tha Eminem, duke menduar se e kishte fjalën për punën që ne po bënim”, u shpreh Nelly.

Kënga e Eminemit, “Invasion”, i drejtohet si “diss” dikujt nga St.Louisi dhe Nelly mendoi që ishte fjala për të.

“Ai është i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që e kemi tejkaluar këtë gjë”, përfundoi Nelly.