75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

Ishte koha e lajmeve, kështu u dëgjuan britmat nga studioja pas golit të Trubinit në ndeshjen Benfica vs Real Madrid

Skuadra e Benficas mbrëmë shënoi fitore spektakolare 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar play-offin në UEFA Champions League.

Portieri ukrainas, Trubin shënoi gol me kokë në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

Në një televizion në Portugali, ishte koha e lajmeve – dhe moderatori duke folur për ngjarjet e ditës, u dëgjuan disa britma mbrama kamerave.

Ishin punonjësit që festuan si të çmendur golin e portierit ukrainas ndaj Real Madridit.

Moderatori s’e priti këtë, andaj edhe “kërceu” nga britmat që dëgjoi, derisa e kuptoi se çfarë ndodhi në të vërtetë!./Indeksonline/