14:17 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ishte mbërthyer në gyp, shpëtimtarët mezi arrijnë të nxjerrin foshnjën e sapolindur

Ky është momenti i pabesueshëm që një fëmijë i porsaindur u tërhoq nga disa gypa në Afrikën e  Jugut pasi një kalimtar i rastit dëgjoi vajzën duke qajtur.

Filmi tregon se shpëtuesit e heqin fëmijën e vogël me siguri, pasi kanë gërmuar në një tub dhe duke e prerë atë pranë një shtëpie në Neëlands, në veri të Durbanit.

Ekuipazhet e emergjencës kanë kaluar tre orë duke u përpjekur për të arritur foshnjën e cila ishte futur thellë në gyp.

Një banor i cii ishte jashtë për një shëtitje në mëngjesin e hershëm të sotë mendoi se po dëgjonte një mace, por kishte hapur kapak e shatkës kishte parë se brenda kishte një foshnje.

Fatmirësisht shpëtuesit arritën të nxirnin foshnjën e zhveshur me kohë, të gjallë dhe e dërguan menjëherë për tretman mjekësor.

Policia tani po hulumton për rrethanat që kanë cuar foshnjën në atë vend dhe po hulumtojnë për nënën e saj./Indeksonline/