75 Mall Live Search
10:19 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ishte më i miri te Shqipëria mbrëmë – Lorenc Trashi e konfirmon lëndimin e tij

Shqipëria arriti që mbrëmë ta fitojë ndeshjen ndaj Bjellorusisë në kuadër të Ligës së Kombeve.


Djelmoshat e trajnerit Reja e përfunduan detyrën me sukses, ku shënuan dy gola për ta vulosur kështu fatin e takimit, shkruan IndeksOnline

Anësori i Shqipërisë, Lorenc Trashi i cili dhuroi paraqitje të mirë dje ndaj Bjellorusisë, pas ndeshjes e konfirmoi se është lënduar.

“Kam marrë një goditje në kavilje, nuk po ndihesha mirë. 2-3 herë tentova të vijoja lojën, por nuk ia dola. Mendova që më mirë të zëvendësohesha pas konsultimit që bëra me stafin.

Kam kohë pa aktivitet, për ndeshje zyrtare e kam fjalën pasi jemi stërvitur sipas programit të stafit teknik. E përballuam me sukses, u mundova të zbatoj detyrat e trajnerit. Më bëhet qejfi që gjithçka shkoi në favorin tonë” deklaroi Trashi.