75 Mall Live Search
17:49 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / b l

“Ishte më i përshtatshëm për ambient universitar sesa atë ushtarak” – Hill flet për përshtypjet nga takimi i parë me Thaçin

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën në vitet 1998-99, Christopher Hill po dëshmon në Hagë në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill kujtoi kohën e takimit të tij të parë me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Hill tha se Thaçin e kujton si një person të komunikueshëm i cili i dha përshtypjen se ishte më i përshtatshëm për ambient universitar sesa atë ushtarak.

“Më kujtohet takimi i parë (me Thaçin), por nuk më kujtohet sepse kam thënë që kemi qenë të ulur për tokë, sepse më kujtohet që kemi qenë të ulur në disa stola, dhe më kujtohet që ata erdhën me armë në duar dhe më kujtohet që unë i thash që ‘ne nuk ndihemi rehat të negociojmë me persona që kanë armë në duar’, dhe më pas iu kërkova që armët t’i mbajnë jashtë shtëpisë. Ai fliste butë, në mënyrë të mendueshme dhe më kujtohet përshtypja që ai ishte më tepër i përshtatshëm për një ambient universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.