13:00 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Ishte me pushime në Turqi/ Ndërron jetë i mituri britanik, teksa notonte në pishinë

Një 14-vjeçar britanik ka humbur jetën, teksa notonte në pishinën e hotelit klu po qëndronte me pushime në Turqi.

Sky News shkruan se ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet me pesë yje në Antalia, në momentin që i mituri po notonte me tezen e tij.

Më pas ai është nxjerrë pa ndjenja nga pishina dhe u dërgua në spital, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit.

“Ne po mbështesim familjen e një djali britanik që ka vdekur në Turqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Jashtme.