Ishte me shpejtësi 410 km/orë, makinës së garave nuk i hapet parashuti frenues
Jo rrallë herë ndodh që të ketë incidente të ndryshme gjatë garave me makina.
Në këtë rast objekt ishte një Chevrolet Chevelle, e cila përshkoi një shpejtësi prej 410 km/orë në një çerek-milje prej 5.89 sekonda, por që në fund të pistës nuk iu hap parashuti duke u mbështetur vetëm në frenat e diskut.
Sigurisht që frenat origjinal të saj në atë shpejtësi nuk kryen punën e tyre, kështu duke u përplasur me rrjetën ndihmëse. Shoferi thuhet të jetë mirë dhe pa lëndime. /IndeksOnline/