Ishte mjeshtër në fushë, Azem Ahmeti tani emërohet asistent te FC Ferizaj
Legjenda e futbollit kosovar, Azem Ahmeti është bërë me punë të re.
Faqja zyrtare e FC Ferizaj ka njoftuar publikun, se ish-lojtari i Prishtinës është emëruar asistent i Nevil Dede, shkruan Indeksonline
Ahmeti do të jetë ndihmës trajneri i parë i Dede-s gjatë gjysmësezonit të mbetur.
Si trajner, pas lënjës së futbollit – Ahmeti ka qenë trajner në grupmoshat e reja të Prishtinës./Indeksonline/

