Ishte në arrati/ Arrestohet 33-vjeçari nga Prizreni, i dënuar për vjedhje të rëndë

Të mërkurën, njësitet policore të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.S., (33-vjeç).
I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj./IndeksOnline/