75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ishte në intubim, koronavirusi i merr jetën artistit shqiptar

Enrik Çefa ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 75-vjeçare. Çefa ishte i intubuar në një nga spitalet COVID-19 në Tiranë , por nuk ia doli ti mbijetonte sëmundjes.

Enrik Çefa ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë.

Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’.

Rasti i tij të konfirmohet ditën e nesërme në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.