75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / KV

Ishte në kërkim, arrestohet një 26-vjeçar në Mitrovicë

Dje është arrestuar një person në Mitrovicë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Arrestimi i të dyshuarit: Ç.B., 26-vjeç, shtetas i Republikës se Kosovës është bërë në Aeroportin e Prishtinës pasi ai pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm  ku dyshohet për hedhje të një shisheje me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur, më 18 gusht 2025, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./IndeksOnline/