75 Mall Live Search
09:03 / E Diele, 14 Qershor 2026 / B XH

Ishte në kërkim nga Interpoli gjerman, sekuestrohet një veturë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë që rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, në Gjakovë, ku njësitet përkatëse policore kanë identifikuar dhe lokalizuar një veturë me targa të huaja, e cila figuronte në sistemin e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit në Gjermani, raporton IndeksOnline.

Me autorizim të prokurorit kompetent, automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurat e mëtejshme hetimore dhe verifikuese.

Rasti është cilësuar si “Veturë në kërkim nga Interpoli dhe mashtrim”, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar veprimet procedurale lidhur me këtë çështje. /IndeksOnline/