Ishte në koma, vdes këngëtarja e njohur
Këngëtarja Bonnie Tyler, e njohur për hitet e saj si “Total Eclipse of the Heart”, “Holding Out for a Hero” dhe “It’s a Heartache”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Një mesazh i postuar në faqen zyrtare të saj shkruante: “Familja dhe ekipi i Bonnie-s, me zemër të thyer, njoftojnë se Bonnie ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po kurohej.”
Në maj, artistja uellsiane u vendos në koma të induktuar, pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë në Portugali.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i saj tha se ajo kishte dalë nga koma, por mbeti shumë e sëmurë dhe në kujdes intensiv.

