75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Ishte në pushime kur mori ftesë për Euro-n 2024, babai i tij ia dërgoi gjërat sportive me veturë në Gjermani

Futbollisti i Chelseat, Ian Maatsen u ftua nga Kombëtarja e Holandës pak ditë para se të fillonte Euro 2024, dhe kjo ndodhi për shkak të lëndimit të Frenkie de Jong.

Maatsen ishte duke i kaluar pushimet në Mykonos të Greqisë kur mori telefonatën nga trajneri Ronald Koeman, shkruan Indeksonline

Ish-finalisti i Ligës së Kampionëve nuk kishte asgjë sportive me vete në Greqi, andaj babai i tij u dashtë të udhëtonte nga Holanda për në Gjermani.

Babai i lojtarit të Chelseat ia dërgoi të gjitha gjërat personale djalit të tij në qytetin ku po qëndron Kombëtarja e Holandës.

Kujtojmë që Holanda është në grup së bashku me Poloninë, Francën dhe Austrinë./Indeksonline/