Ishte nga më të mirët në fushë, Rice shpallet lojtari i ndeshjes nga UEFA
Arsenali është finalist i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Fitorja 1-0 ndaj Atletico Madridit, i mjaftoi “Topçinjëve” të prekin finalen pas 20 vitesh pritje.
Për këtë ndeshje UEFA vendosi të shpallte Declan Rice si “Man of the Match”, për performancën e tij e cila ndikoi në lojën e Arsenalit sonte.
Arsenali, më 30 maj do të pres fituesin e ndeshjes Bayern-PSG, që zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit./IndeksOnline/

