75 Mall Live Search
20:12 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ishte nga talentet më premtues në Evropë, përfundon në Kanada

Skuadra kanadeze, Impact Montreal ka nënshkruar me Bojan Krkic.

Ish-futbollisti i Barcelonës u largua nga Stoke City të martën me marrëveshje të dyanshme.

Ai u bashkua me kanadezët si lojtar i lirë për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

28 vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Roma, Milan dhe Stoke City.

Ai dikur konsiderohej si një nga futbollistët më premtues të Evropës. Karriera e tij nuk ka shkuar saktësisht siç ishte planifikuar dhe sulmuesi do të kërkojë të rizbulojë formën e tij. /IndeksOnline/