75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / Gj. Sh

Ishte nisur për një festë private, modelja 20-vjeçare e OnlyFans gjendet e mbuluar në gj*k në rrugët e Dubait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dubai, aty ku një modele e platformës OnlyFans është gjetur në rrugë e mbuluar në gjak.

20-vjeçarja Maria Kovalchuk, ishte nisur për një festë private më 9 mars, pasi ishte takuar me dy burra që iu prezantuan si agjentë të një industrie modelingu.

Nëna e saj ishte në dijeni se çfarë do të bënte Maria, por për një javë nuk mori asnjë lajm rreth saj.

Trupi i modeles u gjet më 19 mars, por gjendja e saj ishte e rëndë. Ajo ishte plotësisht e mbuluar me gjak, me gjymtyrë dhe shtyllën kurrizore të thyera, sipas asaj që raporton Shot and Life.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua tre operacioneve për të shpëtuar jetën, të cilat ishin të suksesshme, ndërsa Maria ende nuk mund të flasë.