“Ishte një demonstrim i shkëlqyer”, Mefi krenar me FSK-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka ndjekur nga afër sot trajnimin fushor “Ujku i Çeliktë” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se demonstrimi ishte i shkëlqyer dhe profesional.
“Sot pata kënaqësinë të ndjek trajnimin fushor “Ujku i Çeliktë” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Babaj të Bokës, Gjakovë. Ishte një demonstrim i shkëlqyer i operacioneve ofenzive dhe defanzive, me armatim të avancuar të ushtrisë sonë.
Jam krenar për arritjet, profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së, e cila vazhdon të përforcohet si garantuese e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Falënderim për të gjithë ushtarët dhe përkushtimin e tyre të palodhur” shkruan Bajqinovci në Facebook./Indeksonline/