75 Mall Live Search
18:54 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / G T

Ishte pa klub që një kohë të gjatë, Zejnullahu vishet me fanellën e Llapit

Futbollisti Rion Zejnullahu është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

22-vjeçari është prezantuar te skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi, shkruan Indeksonline

Zejnullahi ishte larguar nga CFR Cluji qysh nga viti i kaluar dhe nuk kishte gjetur klub për më shumë se një vjet e gjysmë.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text

“Anësori i majtë, i cili ka zhvilluar karrierë në klube të njohura si Grasshopper Club Zürich, FC Ëinterthur, FC Luzern, Schaffhausen II dhe CFR Cluj, pritet të sjellë përvojë dhe kualitet shtesë në skuadër”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

/Indeksonline/