Ishte pjesë e klubit që nga fëmijëria, Trepça ’89 ndan rrugët me futbollistin

Klubi Futbollistik Trepça ’89, ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me futbollistin Valon Dedia.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐕𝐀𝐋𝐎𝐍 𝐃𝐄𝐃𝐈𝐀
Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Dedia u rrit në ngjyrat gjelbërtebardhë ku si fëmijë i u bashkua klubit, ai u zhvillua në gjeneratat e reja të Klubit.
Valonit i urojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë gjithë viteve si pjesë e Minatorëve.