Ishte pjesë e një organizate kriminale në Milano, Policia e Shtetit publikon pamje nga arrestimi i 33-vjeçarit (Video)

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 33”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline.
Në bashkëpunim me autoritetet italiane, Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit ka lokalizuar dhe arrestuar në Laç shtetasin K. N., 33-vjeç, i cili akuzohet për vjedhje në rrethana rënduese dhe për përfshirje në një organizatë kriminale në Milano.
Gjykata e Milanos i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e procedurës së ekstradimit.
Pamjet nga arrestimi:
Autoritetet theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbeten prioritete kryesore në luftën kundër aktiviteteve kriminale.