75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

Ishte planifikuar por dështon, s’ka GPS në automjetet e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte bërë kërkesë disa javë më parë që automjetet e këtij institucioni të pajisen me pajisje GPS.

Megjithëse për këtë qëllim ishin hapur procedurat për aplikim përmes platformës E-Prokurimi, tenderi ka dështuar.

Sipas njoftimit të fundit, ky planifikim ka dështuar për shkak se nuk është pranuar asnjë ofertë e përgjegjshme nga operatorët ekonomikë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë projekt, IPK-ja kishte ndarë një shumë prej 19,440.00 eurosh nga buxheti i saj.

Aktualisht mbetet e paqartë nëse do të hapet një procedurë e re për prokurimin e këtyre pajisjeve, apo nëse plani do të shtyhet për një periudhë tjetër./IndeksOnline/