Ishte prezent në ditëlindjen e Usain Boltit, ky është rezultati i testit për koronavirusin i Raheem Sterlingut

Gjatë ditës së djeshme, atleti i njohur, Usain Bolt, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.
Në ditëlindjen e tij që e pati javën e kaluar, Bolti pati të ftuar edhe futbollistin e njohur, Raheem Sterling, transmeton Indeksonline.
Në testin e bërë sot, Sterlingu doli negativ në testin për koronavirusin.
Sterlingu do të bëjë edhe një test tjetër por ai është duke u ndjerë mirë edhe nuk ka simptoma./Indeksonline/