10:35 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Ishte raportuar i zhdukur para dy muajsh, gjendet pranë lumit trupi i kosovarit

Raportohet se në  mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Gjilanit është raportuar se pranë lumit  është gjetur një trup i pajetë i cili më pas u identifikuar nga familjarët e tij.

I ndjeri me 24.03.2020 ishte lajmëruar si person i zhdukur në autoritetet e sigurisë, transmeton Indeksonline

Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitë përkatëse policore, ekipi i IML dhe FSK  për kërkim – shpëtim  të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë.

 Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Fotoilustrim