75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 03 Mars 2023 / Gj. Sh

Ishte rebeluar ndaj klubit dhe kërkoi transferimin te Arsenali, Caicedo merr vendimin përfundimtar

Moises Caicedo ka qënë njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Ekuadorit, ishte rebeluar ndaj klubit të Brightonit, ku nuk kishte shkuar as edhe në stërvitje, ku kërkoi që ta shisni te skuadra e Arsenalit, që kishte bërë një ofertë rreth 80 milionë funte për të, shkruan IndeksOnline.

Por mosmarrveshjet mes Caicedos dhe Brigjtonit kanë marrë fund.

Klubi anglez ka njoftuar se 21-vjeçari ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2027./IndeksOnline/