75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

“Ishte si Messi”, legjendat angleze komentojnë golin e Brahim Diaz

Skuadra e Real Madrid arriti fitore të madhe mbrëmë ndaj RB Leipzig me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori Brahim Diaz, shkruan Indeksonline

Diaz realizoi një gol tejet të bukur duke kaluar mbrojtjen e klubit gjerman në stilin e Lionel Messit.

Legjendat e futbollit anglez, Owen Hargreaves dhe Michael Oëen komentuan shënimin e spanjollit.

“Ishte një goditje në stilin e Lionel Messit” – Hargreaves

“E tha pra, ishte vërtetë si gol i Messit” – Owen

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe RB Leipzig zhvillohet pas dy javësh./Indeksonline/