Ishte trajner në Arabi, Shkëndija e zyrtarizon Jeton Beqirin

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Jeton Beqiri dhe lajmin e ka konfirmuar vet skuadra në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“Kur shtëpia thërret, zemra vendos”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale
Beqiri ishte në Arabinë Saudite te skaudra e Al-Jabalain, por tani ka firmosur me klubin shqiptar.
Gjatë vitit 2016, Beqiri ishte trajner te Shkëndija, kurse më parë ka menaxhuar edhe skuadrat, si: Struga, Renova dhe Bylsi./Indeksonline/