75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Ishte vetëm minuta e dytë dhe mbrojtësin e Chelseat e lëshuan nervat

Skuadra e Chelseat barazoi 2:2 në miqësoren e parë parasezonale ndaj Werxhamit me trajnerin e ri Enzo Maresca.

Në minutën e dytë ndodhi një kacafyetje e lehtë midis lojtarëve të bluve të Londrës dhe ekipit nga Uellsi, shkruan Indeksonline

Levi Colwilli ishte protagonisti i kësaj kacafytje. Ai u kap me një lojtar të klubit kundërshtar, sepse ky i fundit i bëri një ndërhyrje të ashpër.

Gjyqtari i ndeshjes u tregua shumë i “butë” me lojtarët dhe nuk e ndëshkoi asnjërin me ndonjë karton.

Kujtojmë se në këtë ndeshje asist bëri sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja./Indeksonline/