75 Mall Live Search
20:16 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Gj. Sh

Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.- Advertisement –

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.