75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Ishte zhdukur para 10 ditësh, e mitura nga Prizreni kishte shkuar në Mal të Zi

Më 22 janar të këtij viti babai i saj e kishte raportuar të zhdukur. Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi, kanë arritur ta kthejnë në shtëpi Gentiana Mustafën, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja më 22 janar.

Siç raporton policia e mitura nga zyrtarët policorë të hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në Stacionin policor Prizren–Veri  për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme.

Viktima e moshës jo madhore ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.

“Viktima është dërguar për një kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal – Prizren nga është marrë raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, Qendra e Punës Sociale si edhe familjarët (prindërit ) e viktimës”, thekson komunikata e policisë

Ajo tashmë ndodhet me familjen e saj.