Ishte zhdukur para 18 ditësh, dyshohet se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka raportuar rreth një dhunimi që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas policisë një vajzë ishte raportuar e zhdukur që nga data 6 e këtij muaji, derisa është dërguar në polici dje.
Ajo, dyshohet se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale.
“Ferizaj 06-24.08.2020-NN. Më 24.08.2020 është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjell në polici dhe dyshohet se kishte qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Indeksonline