75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

ISIS dyshohet se po mban fëmijë peng në burgun në Hasaka

Frika po rritet për fatin e qindra fëmijëve që besohet se janë duke u mbajtur peng nga ekstremistët xhihadistë brenda një burgu të rrethuar në veri-lindje të Sirisë.

Gati 850 fëmijë ndodhen brenda burgut Ghwayran në Hasaka, i cili u sulmua nga luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik (IS) të enjten, duke shkaktuar beteja që nga ajo ditë, shkruan BBC.

Të paktën 136 persona janë vrarë që kur xhihadistët nisën sulmin e tyre në përpjekje për të liruar luftëtarët e burgosur.

Mijëra të dyshuar të Shtetit Islamik mbahen në burgje të drejtuara nga autoritetet kurde.

Aleanca e Forcave Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, e të mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, luftoi grupin IS, pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë disa vite më parë.

Megjithatë, IS ende është duke mbijetuar me kundërsulm, duke shkaktuar vargje sulmesh ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve.

Sulmi i befasishëm në burg nga më shumë se 100 luftëtarë të IS-it shkaktoi luftime të ashpra brenda dhe jashtë objektit, duke përfshirë sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.