ISIS-i pohon se qëndron pas sulmit tragjik në Gjermani

Grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit.
Nga sulmi u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë.
Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati, raporton Reuters.
Duke e përshkruar njeriun që kreu sulmin si një “ushtar të Shtetit Islamik”, grupi militant tha në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.