18:07 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

ISIS ka rezerva prej 230 milionë funte për sulme të ardhshme në Perëndim

Militantët e ISIS kanë një arkë sekrete të luftës me 300 milionë dollarë që mund të përdoren për të mbështetur operacionet e saj dhe për të financuar sulme të reja në Perëndim, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Grupi i ashtuquajtur ISIS vlerësohet të ketë një pjesë të parave në zonën e tyre të fortesës, ndërsa një pjesë tjetër është kontrabanduar jashtë vendin ose janë investuar në biznese të ligjshme.

“Edhe nëse militantët e ISIS janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre i fundit këtë javë, grupi ka fshehur shumicën e aseteve të saj financiare me një pikëpamje strategjike për financimin e sulmeve në shkallë të gjërë pasi që të krijohet mundësia përsëri”, thuhet në raport.

Një koalicion ndërkombëtar i mbështetur nga SHBA, duke përfshirë Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët, ka shtyrë ISIS-in të lëvizë nga vendet e saj kryesore të Mosulit dhe Raqqës, kështu që vetëm  një enklavë e vogël në qytetin lindor të Baghouz mbetet nën kontrollin e saj./Indeksonline/

a prej 230 milionë funte për sulme të ardhshme në Perëndim