23:54 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

ISIS kërcënon: Krishtlindjet do t’i kthejmë në xhehenem

Grupi terrorist i ISIS kërcënoi se do të kryejë sulme terroriste do t’i kthejë në xhehenem festimet e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në vende të ndryshme.

Gazeta britanike Daily Mail shkruante sot se grupi terrorist  ISIS kërcënoi të kthejë ditën e Krishtlindjes në ferr dhe të sulmojë njerëzit në tregjet e Krishtlindjeve në Evropë. Gjithashtu, ISIS ka publikuar një poster duke kërcënuar se do të sulmojë Parisin në Ditën e Vitit të Ri. Përvec Parisit, ISIS ka planifikuar sulme terroriste edhe në Londër, Nju Jork, Romë dhe Berlin gjatë festave të fundvitit. Forcat evropiane të sigurisë po ndërmarrin masa për të parandaluar përsëritjen e sulmeve terroriste si ai i goditjes së civilëve me kamion në tregun e Berlinit në vitin 2016 ku pati 12 viktima./Indeksonline/