23:13 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Belgjikë

Shteti Islamik – ISIS, ka marrë përgjegjësinë këtë të mërkurë për sulmin e kryer ditë më parë në qytetin e Liege të Belgjikës.

Nga ky sulm kishin mbetur të vdekur dy policë dhe një kalimtar rasti, por që për këtë nuk janë zbuluar ende dëshmi, shkruan Reuters.

Grupi militant në një qëndrim online ka thënë se “një ushtar i kalifatit”, ka kryer sulmin mbi policët belg.

Autoritete në Belgjikë janë duke hetuar se pse sulmuesi, një i burgosur, që ishte i lidhur me radikalët islamistë ishte lënë i lirë për një ditë. Benjamin Herman, që është qëlluar më pas për vdekje të hënë për e kalonte në liri edhe pse ishte dënuar për trafikim droge.

Temat: