23:01 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / MSH

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në një autobus në Kabul këtë mbrëmje, përmes një postimi në platformën Telegram.

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, sipas një zëdhënësi të policisë.

Më 28 tetor, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një bombë në një qendër tregtare në të njëjtën zonë, duke vrarë katër dhe duke plagosur shtatë.