07:50 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

ISIS rrethohet nga ushtria siriane

Ushtria e Sirisë dhe aleatët e saj kanë rrethuar Shtetin Islamik në qytetin e al-Mayadin, në juglindje të Deir al-Zorit, tha një burim ushtarak sirian të dielën.

Al-Mayadin është një nga vendet e fundit që kontrollohet nga Shteti Islamik, transmeton AktivPress.

“Njësitë e forcave tona të armatosura me forcat aleate po vazhdojnë përparimin e tyre në një numër frontesh dhe akse në Deir al-Zor dhe fshatrat e tyre … dhe së fundi kanë rrethuar terroristët në qytetin e el-Mayadinit”, tha burimi ushtarak.

Ushtria siriane dhe aleatët e saj arritën në Deir al-Zor në shtator pas ofensivës njëmujore nëpër shkretëtirën e Sirisë dhe gjatë javëve të fundit kanë arritur të depërtojnë edhe në al-Mayadinit./AktivPress