ISIS-i ua heq kokat 50 të rinjve në Mozambik, pasi rrëmbyen shoqërueset e tyre

Militantët islamikë ua kanë prerë kokat e më shumë se 50 njerëzve, në një sulm të tmerrshëm, në Mozambik.
Trupat e viktimave të copëtuara u gjetën të shpërndara nëpër pyll, të hënën pasi një fushë futbolli u kthye në një “terren ekzekutimi”, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.
Të paktën 15 djem ishin midis të të vdekurve dhe disa nga viktimat ishin adoleshentë.
Sulmi është i fundit në një valë në rritje të dhunës xhihadiste, në Mozambik, nga ekstremistët e lidhur me ISIS-in.
Disa nga personat e armatosur thuhet se kanë brohoritur “Allahu Akbar!” kur ata bastisën një fshat dhe rrëmbyen disa nga shoqërueset e tyre, ndërsa të tjerët therën viktima në Muatide aty pranë, sipas BBC News-it.