75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

ISIS-i vret 7 mercenarë rusë në Mozambik, “baza” e saj e re në Afrikë

Rritet tensioni në Mozambik, ku sipas burimeve të ushtrisë vendëse, 7 ushtarë rusë kanë humbur rrjetën në dy prita të grupeve të lidhura të ISIS-it.

Edhe pse nga viti 2017 ka një marrëveshje midis Qeverisë së Mozambikut dhe Rusisë për asistencë ushtarake në vendin ku grupe si Al-Shahab të lidhura me ISIS-in po kontrollojnë disa territore në kufi me Tanzaninë, zyrtarisht nuk ka prani të ushtarëve rusë.

Ushtarakët e vrarë i përkasin në fakt grupit paraushtarak i quajtur Wagner Grup, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, një person që përflitet si i lidhur ngushtë me presidentin rus, Putin.

Mercenarët rusë janë vrarë në dy sulme. I fundit dy ditë më parë, ku prita e grupit terrorist i kushtoi jetën 5 rusëve, të cilëve iu pre koka në shenjë poshtërimi dhe të paktën 20 ushtarëve të ushtrisë së Mozambikut.