75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 22 Tetor 2023 / Gj. Sh

Islam Makhachev ”mbret” i UFC, mposht Volkanovskin brenda tre minuntave (VIDEO)

Islam Makhachev e ka mposhtur Aleksander Volkanovski, për të mbrojtur titullin e kampionit të peshave të lehta të UFC.

Makhachev e mbylli ndeshjen qysh në raundin e parë, ku brenda tre minutave e detyroi gjyqtarin ta ndërpres meçin, shkruan IndeksOnline.

Ishte një goditje e fortë në kokë me këmbën e majtë nga sportisti çeçen, e cila ishte fatale për australianin Volkanovski, e më pas me disa grushte i dha fund luftës në “Ettihad Arena”.

Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi./IndeksOnline/