75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Islami pëson rënie në vendet arabe, rritet numri i “jo fetarve”

Arabët po thonë gjithnjë se nuk janë më fetar, sipas sondazhit më të madh dhe më të hollësishëm të ndërmarrë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Gjetjet kanë treguar se si arabët ndjehen për një gamë të gjerë çështjesh, nga të drejtat e grave dhe migrimi në siguri, dhe seksualitet.

Më shumë se 25,000 njerëz u intervistuan për studimin – për BBC News Arabic nga rrjeti kërkimor i Barometrit Arab – në 10 vende si dhe në dhe territore palestineze në mes të fundit 2018 dhe pranverës 2019.

Rezultatet janë paraqitur më poshtë:

Që nga viti 2013, numri i njerëzve në rajon që identifikohet si “jo fetar” është rritur nga 8% në 13%. Rritja është më e madhe në moshwn 30 vjecare, ndër të cilët 18% identifikohen si jo fetarë. Vetëm Jemen ka rezultuar pa një rënie në këtë kategori.