19:05 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Islami: “Vetëvendosjen e ‘pshtoi’ AKR’ja nga humbja e sigurtë” (Video)

Analisti i njohur, Dardan Islami, ka komentuar në “Ditë mbas Dite” të TV Rrokum rezultatet e ballotazhit në 19 komunat e Kosoves, te mbajtur dje.

Ai tha se, ne Prishtine ka ndrruar qasja e votuesit në kohen e fundit. “Votuesit kanë tregue se nuk i tolerojnë disa veprime të Shpend Ahmetit, si rasti i famshem me Jahten”, tha Islami.

Islami thotë se, edhe në fiton Ahmeti, është një goditje për të, megjithese, sipas tij, është shumë e mundshme që votat me kusht me permbyse rezultatin.

Nder te tjera, Islami ka theksuar se, AKR e pshtoi VV’n në Prishtinë, ndersa e ka kritikuar Ahmetin per festen qe e organizoi mbramë. “Prishtinasit e ‘sakatuen’ Ahmetin me votat e tyne”, shprehet Ahmeti.